Partizani do të ndeshet me Skënderbeun me dëshirën për t’u rikthyer te fitorja që i mungon që nga 6 nëntori, kur fitonte 4-1 me Vllazninë. Që atëherë, katër barazime radhazi, të cilat e kanë skaudrën e Arbër Abilaliajt tri pikë poshtë Teutës.
Trajneri thotë se mungesat e shumta kanë qenë problemi i Partizanit, të cilat i kanë prishur balancat e krijuara.
“Për momentin kam përshtypjen e dinë të gjithë po vuajmë mungesë sidomos në qendër të mbrojtjes. Shpresojmë të rikuperojmë të tjerë që kemi në dispozicion. Na janë prishur balancat, që ishin gjëja më e rëndësishme që kishim ndërtuar deri në ato momente. Nëse s’performon si duhet në fazën defensive, problem bëhet përpara”.
Të hënën do të ketë përballë Skënderbeun, skuadra e vetme që i ka mundur të kuqtë deri tani. Korçarët kanë nëntë pikë më pak, por për Abilaliajn janë një skuadër shumë e mirë.
“Skuadër e balancuar dhe shumë e mirë. Ka stil të qartë të të luajturit futboll, kështu që me të drejtë mendoj është nga skuadrat e vështira duke pasur parasysh dhe stabilitetin që ka gjetur me lojtarët që ka. Shto këtu që është ekipi i vetëm që ka mundur Partizanin këtë kampionat. Dhe për shkak të situatës që vijmë nga barazimet, nuk ka rrugë tjetër përveç se për të kërkuar fitoren”.
Trajneri i të kuqve nuk sheh propbleme me motivimin e lojtarëve të tij, pavarësisht se formula bën që kush e mbyll në majë të rendirtjes të mos shpërblehet me titullin kampion.
“Çdo gjë në fund zerohet dhe vendoset me 2 ndeshje në fund. Jam i bindur që një ekip që performon mirë gjatë gjithë vitit, nuk ka pse të mos performojë mirë në 1 apo 2 ndeshje”, ka përfunduar trajneri I të kuqve.