• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani i shkakton humbjen e parë Ilir Dajës

09/11/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani ka arritur të triumfojë në derbi përballë Dinamos me rezultatin 2-1 duke i shkaktuar humbjen e parë trajnerit Ilir Daja që nga momenti që është ulur në stolin e bluve.

Në sfidën e luajtur në “Elbasan Arena”, që erdhi për shikuesit në ekranin e RTSH Sport, pas një pjese të parë pa gola, të kuqtë kaluan në avantazh në fillimin e pjesës së dytë. Pikërisht në minutën e 48-të ishte Cara që lëshoi një të majtë të pakapshme për portierin Sali, 0-1.

Megjithatë, avantazhi i të kuqve nuk ka zgjatur shumë pasi dinamovitët kanë reaguar menjëherë me të përhershmin Zabërgja, i cili ka arritur të mposhtë portierin Qirko në minutën e 54-ët për të vendosur barazpeshën 1-1.

Për të vendosur fatin e kësaj sfide ka menduar Rrapaj, që në minutën e 62-të e ka dërguar topin në rrjetë me një gjuajtje të befasishme. 1-2, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund, me Partizanin që ndihet komod në vendin e parë me 24 pikë, ndjekur nga Vllaznia me 22 pikë.

Kjo është humbja e parë për trajnerin Ilir Daja, që kur mori drejtimin e skuadrës dhe pikërisht në derbin me të kuqtë që u mbyll në një barazim emocionues 2-2 para 10 javësh(4 fitore, 5 barazime, 1 humbje). Ndërkohë, Veselinoviç vazhdon të mos njohë humbje si trajner i Partizanit.

 

 

 

 

 

 

Next Post

LIVE KALJARI-MILAN/ Alen Sherri pëson golin e tretë, Abraham rikthen avantazhin te kuqezinjtë (VIDEO)

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.