• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Wednesday, June 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani ka harruar të fitojë, barazon me Elbasanin

14/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani nuk ka shkuar më shumë se një barazim 2-2 përballë Elbasanit në sfidën e luajtur në “Arena e Demave”, e vlefshme për javën e 18-të të “Abissnet Superiore”.

Të kuqtë kaluan të parët në avantazh me anë të Mba në minutën e 13-të, por që nuk zgjati shumë pasi Elbasani arriti të përmbysë gjithçka me Tsague 20’ dhe Mustën 29’.

Në pjesën e dytë, me një volum më të madh loje, skuadra e kuqe arriti të vendosë barazpeshën në minutën e 60-të me anë të Janjevës. 2-2, rezultat që mbeti në fuqi deri në fund. Një periudhë jo për të kuqtë, të cilët kanë tre barazime dhe një humbje në katër ndeshjet e fundit.

Me këtë barazim Partizani humbet terren në klasifikim dhe zbret në vendin e tretë me 30 pikë, aq sa Egnatia në vendin e katërt, por që ka një ndeshje më pak.

Elbasani, i pozicionuar në vendin e 5-të,  ndodhet në kuotën e 22 pikëve.

 

Next Post

Ja sa pikë u duhen zikaltërve të Interit

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.