• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 10, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani kërkon trajner, presidenti Demi i kthehet “dashurisë së vjetër”

07/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizanit i duhet të zgjidhë një problem të rëndësishëm, të gjejë një trajner të denjë që të nxjerrë ekipin kampion.

Para dy ditësh të kuqtë e panë të arsyeshme të shkarkonin trajnerin Orges Shehi, duke ia ngarkuar atij përgjegjësinë e mosarritjes së objektivave në Ligën e Konferencës, ku objektiv ishte të paktën turi i tretë. Drejtuesit e kuq janë vënë në lëvizje për të gjetur një tjetër trajner, i cili pretendohet të jetë në gjendje të rrisë nivelin e ekipit dhe ta shpallë kampion në fund të sezonit.

VËSHTIRËSIA – Të gjesh një trajner të nivelit të denjë për Partizanin në muajin gusht është një mision jo fort i lehtë. Megjithatë, drejtuesit e kanë ndërmarrë këtë risk dhe synojnë të sjellin një trajner me një CV të përshtatshme. Aktualisht në klubin e kuq nuk po qarkullon asnjë emër, me drejtuesit, që gjithsesi nga ana e tyre me siguri e kanë një listë, të cilën e mbajnë të fshehtë të paktën në këto ditë. Fakt është se pjesa më e madhe e të preferuarve të klubit janë në kontrata nëpër klube të tjera.

PREFERENCA – Nga ajo që gazeta ka arritur të mësojë, flitet se presidenti Demi preferon trajner italian. Fakti që me Kolelën, por edhe deri diku me Sormanin gjërat kanë shkuar mirë, e shtyjnë presidentin të kalojë sërish te pista e trajnerëve italianë. Gjithsesi, tregu kroat mbetet gjithnjë një zgjidhje potenciale për shkak të lidhjeve të menaxherit Adrian Aliaj në futbollin e vendit ballkanas. Aliaj ka marrëdhënie të ngushta me Partizanin dhe bashkëpunon në afrimin e trajnerëve dhe lojtarëve të caktuar.

SHQIPTARËT – Duket thuajse e pamundur, një utopi, që Partizani të emërojë një trajner shqiptar. Logjika të çon te rikthimi i Dajës, për shkak se ky i fundit po mendon largimin nga Ballkani, por ata që e dinë mirë çfarë ndodh në brendësi, e shohin thuajse të pamundur rikthimin e Ilirit.

Gjithashtu, Tetova duket “i blinduar” tek Egnatia, që nuk ka ndërmend të heqë dorë nga ai. Emrat si Skënder Gega, Shpëtim Duro apo ndonjë tjetër janë të hedhur poshtë prej kohësh dhe ka thuajse zero shanse të bëhen trajnerë të të kuqve.

Next Post

VIDEO/ Brahim Diaz i jep sinjal Ançelotit edhe si “9”, Reali mund Çelsin në miqësoren e fundit amerikane. Broja, as në stol

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.