Monday, 25. May 2026
Sport

Partizani me 10 lojtarë eliminon Laçin nga Kupa

GS 25/02/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani ka arritur një fitore të çmendu(nga minuta e 40-të mbeti me 10 lojtar, dy kartona të verdhë për Sembene)r, 2-1 përballë Laçit në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Kupës së Shqipërisë, që do të thotë një biletë për në gjysmëfinale.

Të kuqtë zhbllokuan sfidën me Padstrelau në pjesën e parë, por përjashtimi i Sembene e bëri gjithçka të vështirë. Kurbinasit arritën të vendosin barazpeshën në pjesën e dytë me Bibon dhe humbën disa mundësi për të kaluar në avantazh.

Në fund, atëherë kur mendohej se gjithçka do të mbyllej në barazim, vjen reagimi i të kuqve me Kekon, i cili arriti të shënojë golin me vlerën e kualifikimit.

 

 

Teilen: