• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Thursday, September 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani, Milinkoviç pret një skuadër ndryshe

29/08/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Trajneri i Partizanit, Mladen Milinkoviç, tha në prag të ndeshjes me Teutën, të shtunën në mbrëmje, se pret një fytyrë ndryshe nga ajo e shfaqur kundër Vorës, pavarësisht fitores. Ai shpreson që lojtarët e tij të ngrenë nivelin dhe të marrin fitoren e dytë në kampionat.

Partizani do të ndeshet me Teutën të shtunën në Arenën e Demave, ku një javë më parë fitoi kundër Vorës. Trajneri i të kuqve, Mladen Milinkoviç, pati probleme me ndërtimin e formacionit për shkak të mungesave, por në prag të ndeshjes së dytë thotë se situata ka ndryshuar.

“Gjatë kësaj jave të gjithë lojtarët kanë qenë në dispozicion. Bintsuka është në formë më të mirë, pasi më parë siç e dini ai e ka humbur gjithë fazën përgatitore dhe ndoshta do të jetë në skuadër për Teutën”.

Kundër Vorës, të kuqtë vuajtën në pjesën e dytë, gjë që trajneri e ka pranuar edhe më parë. Kundër durrsakëve dëshiron të shfaqë një fytyrë ndryshe.

“Me Vorën nuk më pëlqeu shumë loja jonë. Me Teutën do të përpiqemi të bëjmë më mirë e të mbajmë ritëm sa më të lartë që të jetë e mundur. Sigurisht që nuk jemi në momentin më të mirë, është ende fillimi dhe shpresoj që pas ndërprerjes të jemi shumë, shumë më mirë. Gjithsesi, për këtë do të mendojmë pas ndeshjes. Tani jemi të fokusuar te ndeshja e së shtunës, ku synojmë të marrim tri pikë të tjera, pastaj të mendojmë për gjërat e tjera”.

Teuta ndërkaq është një kundërshtar relativisht i panjohur…

“E vërtetë, sepse nuk luajtën ndeshjen e parë. Teuta ka lojtarë shumë të mirë, ka cilësi. Pres ndeshje të fortë dhe ndoshta ata kanë një farë avantazhi, pasi e kanë parë ndeshjen tonë, megjithë kam besim se lojtarët tanë do të shfaqin nivel të lartë e do të marrin pikët, ashtu si me Vorën”.      

Next Post

Italia e Gattuso-s, hera e parë për Leoni, Pio Esposito dhe Fabbian

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.