Sunday, 9. August 2026
Sport

Partizani nis kampionatin me humbje

GS 20/08/2024 1 Min. Lesezeit

Partizani e ka nisur kampionatin e ri me humbje. Të kuqtë u mposhtën në shtëpi nga Vllaznia, me rezultatin e ngushtë 1-0.

Goli për shkodranët u shënua nga Alivoda, në minutën e 31.

Në fillimin e pjesës së dytë, Zguro u ndëshkua me karton të kuq duke lënë Partizanin me 10 futbollistë dhe duke ia bërë më të vështirë daljen me rezultat pozitiv nga kjo ndeshje hapëse.

Në ndeshjen tjetër të mbrëmjes, Skënderbeu barazoi 1-1 me Elbasanin. Goli për vendasit u shënua nga Prençi në minutën e 18, ndërsa Lulaj barazoi për miqtë në minutën e 82.

Teilen: