Thursday, 28. May 2026
Sport

Partizani, Operohet mbrojtësi Marçelino Preka

GS 28/05/2026 1 Min. Lesezeit

Mbrojtësi i Partizanit Marçelino Preka ka kryer me sukses një operacion në muskulin e kofshës se djathtë në Zagreb.

“Marçelino Preka ka kryer me sukses operacionin në Kroaci. Mbrojtësi ynë i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale në muskulin rectus femuris te kofshës se djathtë në Zagreb me profesor doktor Sasa Jankovic.

Pas disa ditësh lojtari do të nis edhe fazën e rikuperimit me një program të detajuar nga stafi mjekësor i ekipit”, shkruhet në njoftimin e klubit kryeqytetas.

Teilen: