Arafat Doumbia është lojtari më i ri i Partizanit. Mesfushori 20-vjeçar ka firmosur një kontratë 4-vjeçare me kryeqytetasit.
“FK Partizani ka kënaqësinë të prezantojë afrimin më të ri në skuadër mesfushorin premtues nga Bregu i Fildishtë, Arafat Doumbia.
20-vjeçari ka nënshkruar me të kuqtë për 4 sezone me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit.
Pas eksperiencës në kampionatin algjerian me CR Belouizdad, Partizani do të jetë aventura e tij e parë në Europë”, shkruhet në njoftimin e klubit.