Wednesday, 19. August 2026
Sport

Partizani shet Christian Mba në Ukrainë

GS 11/01/2025 1 Min. Lesezeit

Partizani sheh një tjetër lojtar të rëndësishëm në Ukrainë. Klubi kryeqytetas njofton se ka mbyllur me sukses transferimin e sulmuesit Christian Mba te skuadra FC Metalist 1925 Kharkiv.

Pas Carës, Hadrojit dhe Rrapaj edhe Mba transferohet në kampionatin ukrainas.

“Partizani njofton arritjen e marrëveshjes me klubin FC Metalist 1925 Kharkiv për transferimin e sulmuesit Christian Mba në kampionatin ukrainas të futbollit.

Klubi i shpreh mirënjohjen lojtarit për kontributin e dhënë dhe përkushtimin e tij me fanelën e kuqe, me të cilën fitoj edhe titullin kampion të Shqipërisë.

Shumë suksese në aventurën tënde të re Christian Mba. Kënaqësi që ishe pjesë e familjes tonë të madhe FK Partizani”, shkruhet në njoftimin e klubit.

Teilen: