Saturday, 21. March 2026
Sport

Partizani s’po ndalet, Rrapaj shënon gol të bukur

GS 01/08/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra shqiptare, Partizani ka shënuar golin e tretë në ndeshjen ndaj Atletic Escaldes, e vlefshme për kualifikim tutje në UEFA Conference League.

Golin për 3 me 0 në “Air Albania” e shënoi Arinaldo Rrapaj në minutën e 64’të, shkruan Lajmi.net

Golat tjerë për ekipin shqiptar i shënoi Tedi Cara në minutat 28’të dhe 45’të.

Kujtojmë që Partizani ndeshjen e parë e kishte fituar me rezultat minimal 1 me 0 dhe tashmë llogaritet që kaloi raundin e dytë të Ligës së Konferencës./Lajmi.net/

  


Teilen: