Partizani ka mposhtur Tiranën në kuadër të xhiros së gjashtë në Kategorinë Superiore.
Derbi i kryeqytetit u mbyll me rezultat të ngushtë 2:1, ku dy gola u shënuan në minutat e fundit, shkruan lajmi.net.
Maguette Gueye ia dha epërsinë Partizanit në minutën e 79-të.
Por, reprezentuesi i Kosovës, Florent Hasani barazoi për mysafirët në minutën e 10-të dhe vetëm dy minuta më vonë Albers Keko ia dha fitoren vendasve.
Me këtë rezultat Partizani është në vendin e dytë me 14 pikë, kurse Tirana ka vetëm një pikë më pakë dhe renditet në vendin e 13-të. /Lajmi.net/