Tuesday, 26. May 2026
Sport

Partizani triumfon në derbin me Studentin

GS 16/02/2025 1 Min. Lesezeit

Janë luajtur dy nga tri takimet e javës së 15-të të Kampionatit Kombëtar në Basketboll për femra. Partizani fitoi 82-70 ndaj Studentit në derbin kryeqytetas, sfidë e luajtur në “Asllan Rusi”.

Ndeshje pa histori, vulosur për të kuqtë që në 10-minutëshin e parë, kur Partizani u shkëput 28-4. Më pas sfida ishte një formalitet, ku për të “kuqtë” realizuan 11 basketbolliste, ndërsa për Studentin u dallua Pëllumbi me 27 pikë.

Në Shkodër, skuadra e Teutës fitoi 80-76 ndaj Vllaznisë dhe tashmë të dyja ekipet kanë nga 18 pikë dhe ndajnë vendin e katërt mes tyre. Një ndeshje e hapur deri në fund, me shumë barazime, ku për Teutën u dallua Bryant me 34 pikë, duke i bërë të pavlefshme 40 pikët e Rreshpja për shkodranet.

Kategoria e Parë-Femra, java e 15-të

Partizani – Studenti, 82-70

Vllaznia – Teuta, 76-80

Flamurtari – Elbasani, 16 shkurt,

Tirana (pushim)

Renditja: Tirana 23 pikë, Flamurtari 23 pikë, Partizani 20 pikë, Vllaznia 18 pikë, Teuta 18 pikë, Studenti 15 pikë, Elbasani 12 pikë.

Teilen: