• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, July 11, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Partizani-Vllaznia në RTSH, Brdariç: Duam tre pikët në debutim

18/08/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Partizani-Vllaznia është krye ndeshja e javës së parë të kampionatit, takim që do të transmetohet drejtpërdrejt dhe pa pagesë në RTSH Sport të hënën në orën 20:00. Në prag të transfertës në kryeqytet, trajneri i shkodranëve, Thomas Brdariç ka folur për mediat në një konferencë për shtyp. Pavarësisht mungesave, tekniku kërkon tre pikët në këtë takim.

“Mezi po presim ta fillojmë sfidën ndaj Partizanit. Jemi përgatitur mirë, por kemi disa mungesa. Megjithatë, edhe Partizani ka mungesa dhe nuk dua të ankohem.

Jam i lumtur që kam këto futbollistë të gatshëm dhe me këto futbollistë, do luftojmë ndaj Partizanit. Miqësoret kanë qenë për të përgatitur sezonin. Do luftojmë ndaj Partizanit për tre pikë.

Të gjithë e kanë të qartë këtë. Atmosfera është shumë e mirë. Me kushtet që kemi, do bëjmë më të mirën dhe jam shumë i lumtur se si kanë shkuar përgatitjet dhe faza përgatitore.

Kemi gjëra për t’u rritur dhe për t’u përmirësuar, por shpresoj që ndaj Partizanit ta nisim mbarë dhe të marrim tre pikët”, ka thënë mes të tjerash trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç.

Next Post

De Zerbi: Golat e Greenwood do t’i japin fund polemikave rreth ardhjes së tij këtu

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.