Friday, 28. August 2026
Sport

Pas Akil Gjakovës edhe Fatjona Kasapi del e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”

GS 28/08/2026 1 Min. Lesezeit

Xhudistja kosovare, Fatjona Kasapi ka arritur të sigurojë medalje në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Ajo mposhti italianen, Gaia Stella në ndeshjen kyçe të saj e cila i mjaftoi që të siguronte medaljen e bronztë.

Në xhiron e parë ishte e lirë. Në çerekfinale humbi me Ippon nga Pauline Cuq nga Franca.

Në luftën e parë të repasazhit ishte e lirë dhe në luftën e dytë të repasazhit Fatjona mposhti me Yuko, Maria Siderot nga Portugalia.

Teilen: