• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Friday, May 9, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pas anglezit edhe “Zonja e Vjetër”

14/11/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas çmendurisë, që bënë në merkaton e verës, ku arritën të transferonin një sërë lojtarësh me emër të futbollit evropian, si Karim Benzema, N’Golo Kante, Riyad Mahrez, Allan Saint-Maximin, Roberto Frimino e shumë të tjerë, tashmë skuadrat e Arabisë Saudite duan të hynë sërish në merkato, kësaj radhe të fokusuar vetëm në Premier League.

Sipas raportimeve më të fundit të tabloideve britanike, lojtarët kryesorë që mbahen nën “vëzhgim” nga klubet e Saudi Pro League, janë Jadon Sancho nga Manchester United dhe Richarlison nga Tottenham, me të dy këta lojtarë, që nuk po gjejnë dot formën e tyre më të mirë tek ekipet respektive.

Mirëpo, nëse për Richarlison nuk pritet të ketë ndonjë “kandidat” tjetër, për Sancho ndodh krejt e kundërta, me “fantazistin” anglez, që kërkohet me ngulm nga “bardhezinjtë” e Juventus, të cilët janë të gatshëm ta huazojnë me të drejtë blerje, në merkaton e dimrit.

Vetë 23-vjeçari është i interesuar për këtë lëvizje, pasi në “Old Trafford” është në listën e të padëshiruarve, që prej debatit që pati me teknikun Erik ten Hag dhe që nga ajo kohë, Sancho nuk vendoset as në pankinën e rezervave nga tekniku holandez, kështu që një kalim në Serie A do të ishte perfekte për 23-vjeçarin e sulmit.

Next Post

Junajtid i mbyll derën Juves për huazimin e Sanços, anglezët pranojnë vetëm oferta shitje

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.