Skuadra e Dritës barazoi 1:1 ndaj Omonia në ndeshjen e vlefshme për javën e dytë të UEFA Conference League.
Në ranglistën e UEFA-s, Kosova është ngritur për një pozitë më lartë.
Tani gjenden në pozitën e 38-të, edhe para shtetit të Bosnjës.
Kujtojmë që Kosova përfaqësohet me vetëm një klub në garat e UEFA-s, pra ajo e Dritës e cila në dy ndeshje ka arritur t’i grumbullojë dy pikë.


