Friday, 24. April 2026
Futboll

Pas Bastonit, Barcelona ka një plan B në Premier League me kosto 30 mln euro

GS 24/04/2026 1 Min. Lesezeit

Barcelona po kërkon një mbrojtës që luan me këmbë të majtë. Emri i dytë në listë pas Alessandro Bastonit është Lisandro Martínez.

Mbrojtësi argjentinas i Manchester United ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Kjo ia ul çmimin duke qenë me një vit kontratë të mbetur.

Hansi Flick e vlerëson shumë argjentinasin, i cili luan edhe si mesfushor. Barcelona mendon se mund ta blejë relativisht lirë, 20-30 milionë euro.

Manchester United është i hapur për negociata.

Teilen: