Thursday, 9. April 2026
Sport

Pas dështimit për blerjen e Anderson, Juve në sulm për Martial

GS 16/04/2024 1 Min. Lesezeit

Pas dështimit për transferimin e Felipe Anderson, tashmë Juventusi është duke menduar për francezin e Manchester Unitedit, Anthony Martial.

Martial sipas medieve italiane, në fund të këtij sezoni do të largohet nga ‘Old Traffordi’.

‘Zonja e Vjetër’ është hedhur në sulm për francezin e ‘Djajve të Kuq’.

Krerët e Juvës thuhet se shumë shpejtë do të nisin negociatat me agjentin e 28-vjeçarit, i cili po monitorohet edhe nga rivalët e Juvës, Inter.

Megjithatë, siç raportohet, Juve është në avantazh për Martial, pasi që mësohet se vet lojtarin preferon të vesh fanellën e juventinëve. 

Teilen: