Futbollisti i kombëtares së Kroacisë, Nikola Vllasiç ka kompletuar transferimin e tij në ekipin e Torinos nga Uest Hemi. 25-vjeçari ishte i huazuar në skaudrën nga Serie A gjatë sezonit të kaluar dhe i pëlqeu ambienti në ekipin Italian.
Transferimi i Vllasiçit te Torino i kushtoi plotë 12 milionë euro, gjë që bën skuadrën e Hajduk Split të përfitojë një shumë të konsiderueshme për shkak se mban vetëm 2.7 për qind të kartonit.
Hajduk Split fiton 352 mijë euro nga ish-lojtari i tyre dhe sigurisht që për një klub kroat mjafton një shumë e tillë sa për ta përmirësuar buxhetin për sezonin e ri 2023/24.
Vllashic sezonin e kaluar zhvilloi 37 ndeshje në të gjitha garat me Torinon, shënoi pesë gola dhe bëri tetë asiste.