Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen ndemjet Liverpoolit dhe Brentfordit.
Liverpool ishin të “pa fat” në këtë ndeshje, pasi dy gola iu anuluan për pozicion jashtë loje, shkruan lajmi.net.
Darwin Nunez shënoi dy herë brenda pesë minutave, por të dyja golat u anuluan.
Uruguaiani fillimisht gjeti rrjetën në minutën e 23-të dhe pastaj të 28-tën.
Nunez këtë herë u shndërrua në krijues dhe asistoi për Mohamed Salah, i cili nuk gaboi për 1:0 në minutën e 39-të.
🚨🚨| GOAL: Salah gives Liverpool the lead.
Liverpool 1-0 Brentford
— CentreGoals. (@centregoals) November 12, 2023
Nëse Liverpool e mban këtë rezultat ngjitet në pozitën e tretë me pikë të barabarta me Arsenalin e Cityn, derisa Brentfordi do të binde në vendin e 10-të. /Lajmi.net/