Thursday, 21. May 2026
Sport

Pas fitores nuk ka pushim – Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen kthyese ndaj Islandës

GS 21/03/2025 1 Min. Lesezeit

Kosova ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Islandës në kuadër për promovim në Ligën B të Kombeve.

Dardanët fituan në “Fadil Vokrri” me rezultat minimal 2-1, shkruan lajmi.net.

Llogarinë e golave e hapi, Lumbardh Dellova në minutën e 19’të të takimit, kurse mysafirët barazuan shifrat vetëm tre minuta më pas në 1-1, rezultat ky që përmbylli pjesën e parë.

Në pjesën e dytë u realizua vetëm një gol, autor i së cilit ishte Elvis Rexhbeçaj në minutën e 58’të të takimit.

Pas kësaj fitore Kosova ka nisur menjëherë stërvitjet për t’u përgatitur për duelin kthyes.

Kujtojmë që ndeshja kthyese me Islandën zhvillohet të dielën me 23 mars./Lajmi.net/

Teilen: