Rafael Leao do të veshë numrin 10 të Milanit sezonin e ardhshëm pas kthimit të Brahim Diaz në Real Madrid.
Real Madrid konfirmoi rikthimin e Brahimit në ‘Santiago Bernabeu’ të shtunën. Spanjolli kaloi tre sezone në huazim në ‘San Siro’.
‘Milannews’ pretendon se kthimi i Brahimit në kryeqytetin spanjoll e ka shtyrë Leaon të ndryshojë numrin e fanellës së tij për sezonin e ardhshëm, përcjellë lajmi.net.
Sulmuesi portugez mendoi të vishte numrin 7, por përfundimisht vendosi të zgjedhë numrin 10, të cilin Brahim e kishte veshur gjatë dy sezoneve të fundit dhe tani është në dispozicion.
Leao nënshkroi një zgjatje të kontratës me Milanin deri në vitin 2027 pak ditë më parë, duke u bërë fituesi më i lartë në ‘San Siro’ me një pagë 7 milionë euro në vit.
Leao ka një klauzolë të re 175 milionë euro të përfshirë në kontratën e tij me gjigantët e Serie A.
Ai ka shënuar 43 gola në 163 paraqitje, me ‘kuqezinjtë’ që fituan ‘Scudetton’ në sezonin 2021-22, kur ai u emërua lojtari më i mirë i sezonit në ligën më të mirë të Italisë./Lajmi.net/