Thursday, 5. March 2026
Futboll

Pas Lukaku trajneri Conte rikuperon edhe dy lojtarë të tjerë, do të jenë në stol për sfidën e radhës në kampionat

GS 05/03/2026 2 Min. Lesezeit

Napoli ka disa mungesa të rëndësishme përpara ndeshjes të së premtes në mbrëmje kundër Torino në stadiumin Maradona. Trajneri Antonio Conte do të jetë pa Lobotka, i cili u largua herët nga ndeshja me Veronën për shkak të një tendosjeje në kofshë, dhe McTominay, i cili vazhdon të përjetojë shqetësime në tendina.

Megjithatë, trajneri i Napoli do t’i ketë pas një periudhë të gjatë dy rikuperime të tjera “big”. Bëhet fjalë për De Bruyne dhe Anguissa, që rikthehen pas mungesave të gjata. Gjithsesi, ata do të jenë në stol.

Ky rikthim do të jetë një trampolinë për ta, për të arritur formën optimale që Conte pret nga skuadra e tij këtë fundsezoni. Ndërsa rikthimi i Anguissa, që nuk luan nga një dëmtim i pësuar në fillim të nëntorit, ishte praktikisht i garantuar, rikthimi i De Bruyne vjen si një surprise.

Ish-mesfushori i Manchester City kishte qenë jashtë që nga 25 tetori, kur ai pësoi një këputje serioze të bicepsit femoris në kofshën e djathtë. Belgu, pas operacionit dhe rehabilitimit të përfunduar tërësisht në vendlindje, u kthye në Napoli javën e kaluar dhe e bëri këtë në gjendje optimale fizike.

Së bashku me De Bruyne dhe Anguissa, së fundi është rikthyer edhe Lukaku, heroi i ndeshjes së fundit në Verona. Ai është gjithashtu gati të japë kontributin e tij nga stoli kundër Torino. Rikthime që mund të jetë vendimtare në luftën e Napoli për një vend në Champions League sezonin e ardhshëm.

Teilen: