Napoli nuk ka shkuar dot më shumë se barazimi 1-1 ndaj Parmës, në sfidën e luajtur në “Ennio Tardini”, e vlefshme për javën e 32-të në Serie A.
Vendasit e nisën në mënyrë të shkëlqyer takimin, duke gjetur avantazhin vetëm pas 33 sekondave lojë, me golin e shënuar nga Gabriel Strefezza, i cili gjeti rrjetën, pas një topi të gjatë të nisur nga portieri Suzuki dhe asistit me kokë të Nesta Elphege.
Barazimi i Napolit do të vinte në minutën e 60-të, ku do të ishte Scott McTominay që do to gjente rrjetën me një goditje me të djathtën brenda zonës, pas asistit të Rasmus Hojlund.
Rezultati nuk ndryshoi deri në fund, sfida mbyllet 1-1. Napoli ngec pas 5 fitoreve rresht dhe pas humbjes së Milanit dje ndaj Udinese, Inter e ka të lirë rrugën drejt titullit. Aktualisht diferenca mes Interit dhe Napolit ëhstë 6 pikë, por mund të shkojë në 9 pikë, nëse zikaltrit fitojnë në darkë ndaj Como.