Supermodelja Gisele Bundçen, së shpejti do të bëhet nënë për herë të tretë. Pas përfundmit të martesës me Tom Bredi 44-vjeçarja është në pritje të ëmbël me partnerin e ri, mësuesin e karatesë, Joaquim Valente.
Fakti që Gisele nuk u shfaq gjatë sfilatës së Victoria’s Secret si të gjitha modelet e tjera, ngriti aludimet se pritja e ëmbël donte të mos zbulohej megjithatë kjo situatë mund të ketë të bëjë dhe me faktin se modelja është tërhequr nga pasarelat.
Duket se ajo dhe Joaquim Valente janë shumë të lumtur dhe mes atyre që e njohin mirë ka zëra se ajo ka rilindur në këtë lidhje të re.
PANORAMASPORT.AL