Dy muaj më parë, Admir Mehmedi e ka përfunduar karrierën si lojtar dhe ka filluar punën të bëhet trajner.
Pakë ditë para duelit të ish-klubeve të tij Bayer Leverkusen dhe VfL Wolfsburg, ai ka dhënë një intervistë për Kicker, shkruan lajmi.net.
Mehmedi është në Maqedoninë e Veriut, ku ai aktualisht po kalon kohë me familjen e tij.
Ai po përfundon gjithashtu kursin e trajnerit të licencës B.
Megjithatë ish-futbollisti e ka bërë të qartë që ende nuk është i gatshëm të fillojë punën.
“Jam ende shumë larg nga pozita e udhëheqësit të ndonjë skuadre. Nuk e di saktësisht se ku do të më dërgojë rruga e nisur. Nuk mendoj se ka një trajner perfekt”, ka thënë ai.
Ai gjithashtu ka folur për Granit Xhakën.
“Përveç cilësisë së tij si një pasues jashtëzakonisht i sigurt, personaliteti i tij është plusi i madh. Debutova me kombëtaren e Zvicrës me të në Wembley në vitin 2011. Edhe si lojtar i ri ai kishte këtë personalitet”, tha Mehmedi.
Por, as admirimi për Xhakën nuk ia heq dashurinë për Wolfsburg dhe Mehmedi shpreson në fitoren 2-1 të ish-skuadrës në fundjavë. /Lajmi.net/