Mbrojtësi Zhordi Alba do të largohet nga Barcelona në fund të sezonit. Lajmi është bërë i ditur nga gazeta katalanase “Sport”.
Ai ka vendosur të ndërpresë kontratën e tij që skadon në vitin 2024. Pas 11 vitesh tek klubi blaugrana, 34-vjeçari është gati të nisë një aventurë të re.
Spanjolli është veterani i tretë që largohet, pas Zherard Pikesë dhe Sexhio Buskets.
PANORAMASPORT.AL