Tuesday, 3. February 2026
Sport

Pas rënies nga kategoria, Santos pezullon numrin 10 të fanellës

GS 12/12/2023 1 Min. Lesezeit

Asnjë futbollist i Santos nuk do ta ketë më mundësinë që të veshë fanellën me numrin 10 në sezonin e ri.

Këtë fanellë me këtë numër e bëri të famshëm legjenda Pele, teksa ekipi do të garojë në sezonin e ardhshëm në Serie B, pas rënies nga elita e futbollit brazilian.

  

Dhe për këtë arsye, kryetari i ri i klubit, Marcelo Texeira, ka marrë vendim që në shenjë respekti për Pele, 10-shi i Santos të mos përdoret deri në rikthimin e ekipit në Serie A.

  


Teilen: