• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 30, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

“Pas Salcburgut mendojmë për Lukakun”, Mkhitarajn përgatit hakmarrjen ndaj sulmuesit belg

24/10/2023
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Henrik Mkhitarjan ka shoqëruar Simone Inzagin në konferencën për shtyp, në të cilën përveç prezantimit të sfidës ndaj Salcburgut, ka treguar edhe dëshirën e tij për të vazhduar aventurën me Interin, me të cilin i skadon kontrata në qershor.

mkhitarjan

Çfarë ndryshon për ju kur luani në Ligën e Kampioneve?

Asgjë nuk ndryshon, ne e dimë që nuk e nisëm mirë kundër Real Sociedadit, por kundër Benfikës bëmë shumë mirë. Shpresojmë të përsërisim veten nesër (sot) dhe të vazhdojmë rrugëtimin tonë.

A ndryshon psikologjikisht të qenit sërish në krye?

Asgjë nuk ndryshon, ne nuk e shikojmë tabelën tani, sepse kampionati është shumë i gjatë. Tani po luhet një tjetër kompeticion dhe një tjetër ndeshje. Treguam kundër Benfikës se duam të bëjmë mirë dhe do të bëjmë sërish gjithçka për të fituar.

Kontrata juaj skadon në qershor, si ndiheni në Milano dhe do të dëshironit të qëndronit?

Ndihem mirë këtu, në qytet dhe në ekip. Po bëj çmos për të ndihmuar shokët e mi. Unë e bëj punën time në fushë, agjenti im me klubin kujdeset për pjesën tjetër. Ndihem mirë, punoj shumë dhe unë do të doja të qëndroja, do të shohim se çfarë do të ndodhë.

E prisnit që të krijohej kjo situatë me ardhjen tuaj në të cilën u bëtë një lojtar i rëndësishëm, një balancues për mesfushën?

Para se të vija tek Interi, duke folur me trajnerin, thashë se do të bëja gjithçka për të luajtur dhe për të ndihmuar ekipin dhe se zgjedhja nëse do të më lejonte të luaja apo jo do të ishte e tij. Unë kam qenë gjithmonë në dispozicion për të bërë gjithçka, në fund zgjedh trajnerin. Nuk kam qenë kurrë një lojtar mbrojtës, por duke vepruar si mesfushor bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin në të dyja fazat.

A është e vështirë për t’u përgatitur ndeshja e nesërme duke qenë se tashmë po flitet për rikthimin e Lukakut në Milano?

Ne po përgatitemi për ndeshjen e nesërme për të dhënë maksimumin, e dimë që Salcburgu është i fortë, tashmë jemi përballur me ta në fazën përgatitore. Por ne po luajmë në shtëpi para tifozëve tanë, duam të fitojmë dhe pastaj do të mendojmë për Romën.

Trajneri foli për mundësinë që të luani edhe si gjysmëpykë. Si e shihni veten në atë rol?

Nuk do të ishte hera e parë, kam luajtur gjithmonë si mesfushor sulmues dhe më pëlqen. Nëse trajneri më sheh në atë rol, do të bëj gjithçka për të ndihmuar ekipin, ndryshe do të vazhdoj aty. Por asgjë nuk ndryshon, luhet me 11 lojtarë dhe jo me individë.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Lopes: Tani nuk na duhen cilësitë, por karakteri i fortë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.