Harry Kane festoi mbrëmë trofeun e dytë në Shtutgart, ku Bayern-i fitoi Superkupën e Gjermanisë duke mundur vednasit 2-1. Familja e sulmuesit anglez ishte prezent në “MHP Arena” madje ne fund të takimit pozoi në selfie-n e sulmuesit me trofeun në dorë.
Pas euforisë bomberi anglez u tregua i drejtë me drejtuesit e Bayern, të cilëve u vuri në dukje faktin se për momentin Kompani nuk ka shumë mundësi zgjedhjeje.
“Mendoj se Bayern-i i këtij sezoni është skuadra më e vogël në numër lojtarësh, në të cilëm mund të kem luajtur në gjithë karrierën time. Unë mendoj se për merkaton ka ende kohë dhe se drejtues si Max (Eberl), Christoph (Freund) apo dhe trajneri do të bëjnë maksimumin këto ditë. Nuk duhet të harrojmë se në ekip kemi dhe shumë telente, të cilët kanë bërë shumë mirë në këto ndeshje miqësore që kemi luajtur. Jemi të pakët në numër, por nuk është në dorën e lojtarëve”, tha 31-vjeçari, pas triumfit në “Franz Beckenbauer Supercup”.