Friday, 9. October 2026
Sport

Pas tri ndeshjeve pa fitore, Ballkani e mposht Llapin

GS 09/10/2026 1 Min. Lesezeit

Ballkani më në fund e ka gjetur rrugën drejt fitoreve në Superligë, pas tri xhirove pa i shijuar pikët e plota.

Suharekasit në Podujevë mposhtën Llapin minimalisht 0:1, në kuadër të javës së tetë në Superligën e Kosovës në futboll.

Ishte Albin Berisha që realizoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 60-të të ndeshjes.

Me këtë fitore, Ballkani ngjitet përkohësisht në vendin e tretë me 13 pikë të grumbulluara.

Në anën tjetër, Llapi është në krizë të thellë me vetëm tri pikë në vendin e parafundit në tabelë.

Teilen: