Newcastle United ka triumfuar 4-1 në shtëpi ndaj Paris Saint-Germain në kuadër të fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja i takoi xhiros së dytë të fazës grupore të Championsit dhe u zhvillua në “St James Park”.
Pas ndeshjes, ish-yjet e Premierligës, Jamie Carragher dhe Micah Richards e bën një vallëzim interesant me Dan Burn që u bë viral në rrjetet sociale, shkruan “The Sun”, përcjell lajmi.net.
Miguel Almiron në minutën e 17-të dhe Dan Burn në minutën e 39-të shënuan për 2:0 në të mirë të skuadrës angleze.
Menjëherë në minutën e 50-të, Sean Longstaff shënoi për 3:0. Lucas Hernandez ngushtoi rezultatin në 3:1 në minutën e 56-të, por parisienët nuk rrezikuan fitoren e Neëcastlet. Skuadra angleze shënoi supergol me Fabian Schar në minutën e 91-të për 4:1.
Newcastle tani është lider i grupit F me katër pikë. Në xhiron e parë, Newcastle kishte luajtur pa gola me Milanin. PSG-ja kishte fituar 2:0 ndaj Dortmundit. Skuadra franceze mbetet me tri pikë.
Skuadra angleze është lidere e Grupit F me katër pikë, PSG me tri, Milani me dy dhe Dortmundi me një pikë. /Lajmi.net/