Ndeshja mes Romës dhe Monzës nuk ka qenë dita më e mirë për Murinjon duke qenë se pas ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq dhe u shpreh se Kifi ishte arbitri më i dobët që kishte parë. Për këtë, Zhoze Murinjo është pezulluar për 10 ditë, duke filluar nga ndeshja e parë e Serisë A 2023/’24.
Pas referimit të Prokurorisë Federale për akuzat ndaj arbitrit Kifi, trajneri i Romës vendosi të mos negocionte një marrëveshje dhe doli në gjyq.
Për pasojë ka ardhur edhe pezullimi i portugezit, i cili do të mungojë në 2 ndeshjet e para të kampionatit të ardhshëm dhe gjobitet me 50 mijë euro. Po e njëjta gjobë edhe për klubin verdhekuq.
Gjithashtu janë pezulluar edhe trajneri i portierëve dhe asistenti i tij ndërkohë që Roma ka marrë një vendim që lidhet me mediat. Asnjë nga stafi i Romës nuk do të flasë para mediave në formë proteste.
Vetëm pak kohë më parë, Murinjo u dënua me 4 ndeshje edhe nga UEFA për shkak të sjelljes në finalen e Ligës së Europës.
PANORAMASPORT.AL