• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Monday, June 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pas “yllit” italian vihen edhe “gjigantët” e Londrës!

02/07/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pas “yllit” italian vihen edhe “gjigantët” e Londrës!

Me shumë mundësi do të jetë një nga më të kërkuarit në këtë merkato vere. “Shtatlarti” italian i prapavijës së Bologna, Riccardo Calafiori është kthyer në një nga “yjet” e këtij Kampionati Evropian të futbollit dhe pasi spikati me lojën e tij në Serie A, tashmë i ka mahnitur të gjithë, si në Premier League, ashtu edhe në LaLiga, me “Galaktikët” e Real Madrid që janë vënë pas tij.

Mirëpo, sipas raportimeve më të fundit, të gazetarit të mirënjohur të merkatos, Fabrizio Romano, përveç 15 herë kampionëve të Evropës, për shërbimet e Calafiori interesohen gjithashtu edhe “gjigantët” e Londrës, Arsenal e Chelsea, me “Blutë” që pas nënshkrimit me teknikun Maresca, po afrojnë çdo lojtar të kërkuar nga italiani dhe në këtë listë është edhe “ylli” i prapavijës.

Performancat në rritje të Calafiori kanë ndikuar në ngritjen e çmimit të kartonit të tij, me “Kuqeblutë” emiljanë, që kërkojnë të paktën 40 milionë euro, teksa sezonin e kaluar Calafiori luajti 33 ndeshje për skuadrën e Bolonga, duke qenë një nga figurat e skuadrës që arriti vendin e pestë në Serie A, që garanton pjesëmarrjen në Champions League.

Next Post

“Mos ma merr djalin, m’duhet me shitë shalqinj”, kjo ishte kërkesa e babait të Ylber Ramadanit në fillim të karrierës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.