• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, September 16, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pas Zumbimendit, Arsenali i vihet pas edhe yllit të PSG-së

21/06/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Arsenali nuk është i kënaqur vetëm me afrimin e Martín Zubimendi-t dhe tashmë po punon për të shtuar një pjesë të dytë kyçe në mesfushën e re: Warren Zaire-Emery.

Talenti i ri i Paris Saint-Germain është bërë një nga prioritetet kryesore për skuadrën londineze, e cila synon të rindërtojë mesfushën pas largimit të Jorginhos dhe mundësisë që Thomas Partey të largohet gjithashtu.

Zubimendi, i cili ka rënë dakord për transferimin e tij në Angli, do të jetë përforcimi i parë madhor për Mikel Artetën në këtë repart. Transferimi i tij do të kërkojë një investim mbi 60 milionë euro, por në “Emirates” besojnë se nevojitet ende një profil më i gjithanshëm, fizik dhe premtues për të kompletuar “puzzle”-in e mesfushës.

Pas përpjekjeve të dështuara për Sverre Nypan dhe Pablo Barrios, “Topçinjtë” kanë kthyer tashmë vëmendjen drejt Parisit. Zaire-Emery, në moshën 19-vjeçare, ka zhvilluar mbi njëqind ndeshje me PSG-në, por ende nuk ka arritur të sigurojë një vend të rregullt si titullar, një faktor që nxit pritshmëritë për një ndryshim të mundshëm ambienti. Megjithëse ka kontratë deri në vitin 2029, situata e tij te klubi francez mund të favorizojë një marrëveshje nëse Arsenali paraqet një ofertë mjaftueshëm të fortë.

Arteta vlerëson veçanërisht aftësinë e tij për t’u përshtatur në role të ndryshme brenda sistemit: nga mesfushor qendror në mbrojtës krahu apo edhe qendërmbrojtës në një linjë me tre lojtarë. Nënshkrimi i tij do të ishte një tjetër lëvizje e rëndësishme në rindërtimin ambicioz që Arsenali po planifikon për të vazhduar garën për titullin në Premier League dhe për të ecur përpara në Evropë.

Të gjitha shenjat tregojnë se londinezët janë ende larg përfundimit të merkatos, dhe Zaire-Emery është objektivi madhor i radhës në tryezë.

Next Post

Real Madridi përjashton mundësinë e nënshkrimit të yllit që kërkohet nga Xabi Alonsos

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.