Kanë përfunduar dy ndeshjet e pasdites të vlefshme për javën e 2-të në Serinë A.Torino ka bërë befasinë duke mposhtur Atalantën me shifrat 2-1.
Të parët që kaluan në avantazh ishin miqtë me Reteguin në minutën e 26-të dhe shifrat u barazuan me Iliç në të 31-ën.
Më pas vendasit kaluan në avantazh në minutën e 49-të me Adams.
Në fund bergamaskët patën mundësinë të barazonin shifrat, por Pasaliç gaboi nga pika e bardhë e penalltisë.
Dueli mes Fiorentinës dhe Venecia u mbyll në paqe me shifrat 0-0.