Patinazhi artistik i dha lamtumirën e fundit Lojërave Milano-Cortina me një mbrëmje spektakli që erdhi për shikuesit në ekranin e RSH1.
Mbrëmja gala u zhvillua me të gjithë yjet olimpikë që dolën në akull për të dhënë një shfaqje finale, jashtë garës. Mbrëmjen e hapi Carolina Kostner, ish-kampione bote dhe fituese e medaljes së bronztë olimpike në Sochi 2014.
lindur në Bolzano u rikthye për të interpretuar “Moon Lake” pas vitesh. Më pas ishte Daniel Grassl me “Sant’Allegria”.
Më vonë, italianët bënë një performancë korale të “Nessun Dorma”, të interpretuar nga Luciano Pavarotti. Ndër yjet më të shquar ndërkombëtarë ishin performancat e Kaori Sakamoto dhe Ilia Malinin, i duartrokitur shumë, përpara se finalja e madhe të përfundonte nga Alysa Liu.