• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, June 22, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Patrik Vieira: Jam tifoz me PSG-në, por edhe Interi më lumturon

10/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Është tifoz me PSG-në, por zemra e tij do të rrahë edhe për Interin. Patrik Vieira ka analizuar kështu finalen e madhe të Champions-it që do të luhet më 31 maj në Mynih.Patrick-Viera-Arsenal-Crystal-Palace-new-Genoa-Manager-Football“Do të shkoj në Gjermani për finalen. Unë shkova në Paris kur isha fëmijë. Kishte lojtarë të jashtëzakonshëm ajo skuadër. Por brenda meje ekziston edhe një pjesë e madhe e Interit. Kam qëndruar në Milano për 3 vite e gjysmë dhe ka qenë një periudhë shumë e bukur. Mendoj se Interi e meriton ta fitojë për atë që ka bërë në vitet e fundit, por edhe PSG-ja gjithashtu. Ka pasur guximin që të largojë shumë lojtarë të rëndësishëm dhe mbi të gjitha Mbapenë. Për më tepër arriti në finale. Sido që të shkojë, do të jem i lumtur”, tha ai.

Më tej, trajneri i Xhenoas ka analizuar disi me detaje këtë sfidë.

“PSGja nuk ka më futbollin më të mirë, por është i bukur për t’u parë. Ndërkohë që Interi ka eksperiencën, është dinak dhe mund të luajë keq dhe të fitojë njëkohësisht. Interi pranon që të jetë edhe në vështirësi. Është një skuadër plotësisht italiane. Nuk do të vija bast sepse është e vështirë për t’u parashikuar. Ky Champions ka treguar se grupi mund të bëjë diferencën dhe jo individët”, shtoi Vieira.

Ai gjithashtu ka folur edhe për trajnerët që ka pasur në të shkuarën, duke treguar se nga secili prej tyre ka arritur që të mësojë diçka dhe ta vërë në zbatim tani që është vetë trajner i Xhenoas.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli i Man Cityt i ofrohet Real Madridit dhe është i gatshëm të pranojë ulje page për një transferim

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.