• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, May 17, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Patris Evra: Ferguson do të kishte përfunduar pas hekurave nëse do të ishte sot trajner

15/05/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Stili i ashpër i menaxhimit të Sër Aleks Fergusonit do ta kishte futur atë në telashe me ligjin, sipas ish-mbrojtësit të Mançester Junajtidit, Patris Evra. Me trajtimin e famshëm të frikshëm të lojtarëve nga skocezi dhe figurën e tij të vështirë me rivalët dhe arbitrat, rrëfimet për qasjen e ashpër të trajnerit skocez vazhdojnë ende sot, edhe pse ai është tërhequr nga futbolli në vitin 2013.evraPor Evra, i cili fitoi pesë tituj të Premier Ligës dhe një Ligë të Kampioneve te Junajtid nën drejtimin e trajnerit legjendar, ka bërë shaka se metodat arkaike të Fergusonit mund të jenë thjesht kriminale nëse zbatohen sot.

“Nëse Ferguson do të ishte trajner tani, ndoshta do të përfundonte në burg”, tha francezi në podkastin “SDS”.

“Nuk ka asnjë mënyrë që Ferguson të mos ishte në burg me atë që ai do të bënte. A e dini sa lojtarë kam parë të qanin, sepse ai u dha trajtimin e ‘tharëses së flokëve’, duke u hedhur këpucë, ai ishte i lig”.

Ndoshta incidenti më i famshëm i Fergusonit në dhomën e zhveshjes ndodhi pas humbjes së Junajtidit në raundin e pestë të Kupës FA nga Arsenali gjatë sezonit 2002-03. Trajneri i “Djajve të Kuq” u grind me yllin e skuadrës, Dejvid Bekham, përpara se të lëshonte një këpucë drejt ishkapitenit të Anglisë. Mesfushori u pa më vonë me një qepje në sy gjatë stërvitjes. Por, siç kujtoi Evra, dëshira e Fergusonit për të fituar nuk mbaroi me ndeshjet zyrtare. Në fakt, zemërimi i tij u shtri edhe te lojtari i ri asokohe, Deni Uellbek, pasi ai humbi një penallti në një ndeshje miqësore me Arabinë Saudite.

“Uejn Runi ia dha topin Uellbekut, por ai e humbi penalltinë”, tha Evra.

“E humbëm ndeshjen, por ishte një miqësore, si një ndeshje 45-minutëshe. Kur u kthyem në dhomën e zhveshjes, Ferguson bërtiti ‘Uellbek!’ Unë dhe Uellbek ishim në tualet, ai po urinonte, por Ferguson po bërtiste. Kush dreqin mendon se je? Duke hyrë në ekipin e parë, duke gjuajtur një penallti. Unë i thashë ‘shef, është thjesht një ndeshje miqësore’. Ai tha ‘çfarë dreq ndeshjeje miqësoreje’”.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Gjyqtarët Kastrati dhe Mehmeti nuk delegohen as në këtë xhiro

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.