• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Sunday, May 25, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Paulo Dibala kontakton klubin e njohur turk, Ranieri i hap derën: Nëse ka prioritete të tjera…

17/12/2024
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Paulo Dibala mund t’i japë lamtumirën Romës që në janar pasi është mësuar se menaxheri i tij po interesohet për një kalim në kampionatin turk të futbollistit argjentinas. Mediat turke dhe pastaj ato italiane kanë konfirmuar për një takim të menaxherit të lojtarit me drejtuesit e Gallatasarajit.

ranieri dibala

Klubi turk kërkon që të vazhdojë dominimin në vendlindje, por edhe të afirmohet në arenën ndërkombëtare, ndaj sheh Dibalan si emrin e duhur që mund ta ndihmojë në këto objektiva. Me sa duket, as Roma nuk është kundër, duke parë rendimentin që ka dhënë Dibala së fundmi dhe faktin që duket sikur po qëndron pa dëshirë te verdhekuqtë.

Edhe trajneri i Romës, Klaudio Ranieri, ka pranuar se Dibala mund të largohet, teksa i ka “hapur derën” argjentinasit. “Nuk di të them për këtë, secili bën lojën dhe punën e vet. Unë kam kënaqësi ta kem dhe ta hedh në fushë kur është mirë, por nëse ai ka prioritetet të tjera, duhet që të dy palët të jenë dakord. Nëse nuk do të qëndrojë dhe ekziston një mundësi… Unë dua vetëm lojtarë të cilët të jenë të lumtur që po qëndrojnë këtu”, tha Ranieri para mediave sot.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Ylli i Man Utd do të largohet në janari, tri klube kanë vendosur ofertat në tavolinë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.