Friday, 6. March 2026
Sport

Paulo Dybala operohet sot në gju, fati i keq përndjek sulmuesin argjentinas

GS 06/03/2026 1 Min. Lesezeit

Duket një odise pa fund ajo e Paulo Dybala. Javën më të ëmbël të jetës, pasi u bë baba për herë të parë, argjentinasi i Romës duhet të përballet me shakanë e radhës të fatit. Një tjetër operacion për sulmuesin.

Gjatë stërvitjes së djeshme, mjaftuan 10 minuta që “Joya” të ndjente sërish dhimbje në gjurin e majtë, që e torturonte që nga sfida me Milanin, e luajtur në fund të janarit. Në atë ndeshje Dybala u detyrua të linte fushën.

Pavarësisht përpjekjeve maksimale me agopuntura dhe terapi specifike, stafi mjeksor është detyruar të vendosë për zgjidhjen drastike dhe sot lojtari do të kryejë ndërhyrjen. Por koha e rikuperimit nuk është e gjatë. Ai duhet të qëndrojë jashtë fushave dy-tri javë dhe do të kthehet në prill, pas ndërprerjes së kampionateve për impenjimet e ekipeve kombëtare.

Paulo Dybala ka kontratë me Romën deri në fund të këtij viti, ndërkohë që ëndërrohet nga Boca Junior në Argjentinë.

Teilen: