Pasi mori frymë e lehtësuar me fitoren 2-1 në derbin ndaj Interit , Paulo Fonseca tani shikon përpara Lecce-n , ndeshje kjo e planifikuar për të premten dhe që i paraprin duelit të Champions League kundër Bayer Leverkusen.
Në konferencën para këtij takimi, trajneri portugez foli për Rafael Leão , duke theksuar se ka një aspekt të lojës në të cilën bashkëkombasi i tij mund të përmirësohet.
“Ne po punojmë shumë, individualisht, me Rafaelin në aspektet mbrojtëse. Është e qartë për të gjithë se ai mund të evoluojë, mund të bëjë më mirë, por ai ka punuar për të. Detyra ime është të mbroj të gjithë lojtarët e mi, përfshirë edhe Leaon”, tha trajneri portugez.
/GazetaBlic Sport/