• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, October 21, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pauza e kombëtareve e pafat për Milanin, humbet Rabiot dhe Pulisiç për shkak dëmtimi

17/10/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Pauza për ndeshjet e kombëtareve ka sjellë jo pak telashe për Milanin, që në sfidën e radhës ndaj Fiorentinës mund të zbresë në fushë pa disa nga titullarët kryesorë.

Lajmi më shqetësues vjen nga Adrien Rabiot. Mesfushori francez ka pësuar një dëmtim në pulpën e majtë gjatë grumbullimit me kombëtaren dhe ekzaminimet mjekësore kanë konfirmuar një dëmtim muskulor.

Ai pritet të mungojë për rreth një muaj, me një tjetër kontroll të parashikuar pas 10 ditësh.

Në dyshim është edhe Christian Pulisic. Amerikani u ndal për shkak të një problemi në kofshën e djathtë gjatë miqësores mes SHBA-së dhe Australisë.

Ai do t’i nënshtrohet kontrolleve mjekësore sapo të rikthehet nga Amerika, por edhe për të flitet për një mungesë të mundshme prej katër javësh.

Kritikat nuk kanë munguar për trajnerin Mauricio Pochettino, që e aktivizoi lojtarin edhe pse kishte probleme të mëparshme në kyçin e këmbës.

Në këtë situatë, një rreze shprese vjen nga Alexis Saelemaekers. Belgu duket se ka lënë pas problemet muskulore dhe është rikthyer në stërvitje me grupin.

Ai mund të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Fiorentinës, ndoshta jo si titullar, por gjithsesi pjesë e skuadrës.

Ndërkohë, në dilemë mbetet edhe Pervis Estupiñán, i cili vijon terapitë për kyçin e këmbës së majtë dhe ka nisur punën individuale në fushë. Ai shpreson të rikthehet së shpejti.

Për Milanin, një situatë jo e lehtë, që vjen në një moment delikat të sezonit.

 

 

Next Post

Vëllaznimi-Trepça kryendeshja e fundjavës në Procredit Superligë

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.