• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Tuesday, November 4, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pavlovic, ‘blerje’ e Tares, si dështoi transferimi i serbit te Lazio në vitin 2019 dhe ribashkimi te Milani

03/11/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Ka pasur një moment në verën e vitit 2019 kur Igli Tare praktikisht e kishte mbyllur blerjen e Strahinja Pavlovic për llogari të Lazios. Atëherë pjesë e Partizanit të Beogradit, mbrojtësi qendror serb do të blihej nga klubi kryeqytetas për 5.5 milionë euro. Ideja ishte që lojtari të qëndronte edhe një sezon në huazim te skuadra serbe dhe më pas të transferohej në Romë verën pasuese.

“Në nivel skautimi ne kishim vënë re që ishte një i ri me perspektivë të madhe dhe kuptuam se një lojtar i tillë, në futbollin italian ku shkolla e mbrojtësve është më e mira në botë, do të mund të rritej shumë dhe të bëhej lojtar i nivelit të lartë”, kujtoi Tare në një intervistë dhënë pak më shumë se një vit më parë për MilanNews.it.

Por gjithçka u ndal për shkak të kontrolleve mjekësore që nuk bindën stafin mjekësor të Lazios. “Kontratat ishin gati, marrëveshjet dhe gjithçka tjetër. Ashtu ndodhi dhe për të qenë i sinqertë nuk më pëlqen të kthehem tek ajo çështje, sepse sa më shumë mendoj aq më shumë më vjen keq. Ka mbetur në të shkuarën.”

Në vitin 2019 as Tare dhe as Pavlovic nuk mund ta imagjinonin se disa vite më vonë do të ribashkoheshin te Milani. Mbrojtësi i majtë serb, një vit pas tërheqjes së Lazios, u transferua te Monaco, më pas veshi fanellat e skuadrave si Brugge, Basel dhe veçanërisht Red Bull Salzburg, përpara se të kalonte te Milani për 20 milionë euro. Rreth katër herë më shumë se vlerësimi që në 2019 çoi në marrëveshjen mes Lazios dhe Partizanit, një akord i miratuar nga ai Tare, që pranverën e kaluar u zgjodh si drejtori i ri sportiv i Milanit. Klubi ku mbrojtësi serb luan që nga vera e vitit 2024.

Mbrëmë Pavlovic realizoi golin e tij të dytë në këtë kampionat, duke arritur tashmë numrin e golave që realizoi në gjithë sezonin e kaluar të Serisë A. Pas golit të pavlefshëm në javën e parë kundër Cremonese-s, mbrëmë ishte pikërisht ai që me një devijim vendimtar vendosi ndeshjen Milan–Roma 1-0. Ai besoi në aksionin e Leao-s, përshkoi me vrap gjithë fushën dhe u gjet në vendin e duhur në momentin e duhur.

“Këtë verë nuk kam menduar asnjëherë të largohem, sinqerisht. Që në fillim të sezonit i kisha vendosur vetes shumë objektiva për t’i arritur këtu dhe nuk kam menduar për asgjë tjetër”, tha Pavlovic mbrëmë, i cili para ardhjes së Tares ishte një nga lojtarët më të përfolur për t’u larguar nga Milani këtë verë. Por ardhja e drejtuesit shqiptar ndryshoi shumë plane, përfshirë edhe të tij. Edhe atë të një lojtari që, po të varej nga Tare, do të kishte mbërritur në Serinë A katër vite më herët.

Next Post

Jashari i Drenicës, Ylli i Javës

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.