Ndeshja me Dortmundin ka peshën e saj, sepse barazimi nuk ndikon renditjen, duke qenë se Bajerni ruajti 6 pikët distancë ndaj Leverkusenit, që barazoi pa gola në Berlin. Sidoqoftë, sytë e botës bavareze ishin të gjitha mbi infermierinë sepse pas klasikes, do të luhet sfida e kthimit në Milano kundër Interit (të mërkurën në 21:00).
Nga të dëmtuarit, të rikuperuarit e vetëm të sigurt janë Koman dhe Pavloviç, që u përdoren si zëvendësues kundër Borusias. Edhe Manuel Nojer ka shanse (të pakta sipas drejtorit Eberl) shërimi për Interin, teksa sfidën e shokëve të tij ndaj Dortmundit e pa nga tribuna.
Portieri ka djegur afatet, megjithatë te Bajerni askush nuk dëshiron ta rrezikojë 34- vjeçarin. Edhe Musiala është më mirë, por vështirë që të rikuperohet në kohë për të qenë të paktën në stol kundër Interit, një ndeshje që mund të vendosë fundin ose jo të sezonit europian nga ana e skuadrës së drejtuar prej Vinsent Kompanit.
PANORAMASPORT.AL