Pas transferimit zyrtar te Milani, Strahinja Pavlovic i ka dhënë lamtumirën RB Salzburgut përmes një postimi në profilet sociale të klubit austriak, aty ku ka pasur edhe disa mendime për aventurën e re me kuqezinjtë.
“Jam gati për hapin tjetër. Nuk ishte një zgjedhje e lehtë nga disa këndvështrime, kam kaluar shumë mirë në Salcburg. Por futbolli është i tillë, luhet për sfida të reja dhe unë bëra këtë zgjedhje. Së pari nga të gjitha është një klub i madh me një histori të rëndësishme e unë jam i gëzuar që shkoj dhe luaj atje”, shkruante serbi. Në fakt, ai ka folur edhe në dalje të “Casa Milan”, me disa fjali të shkurta, por që japin qartë idenë që djaloshi ka në kokë.
“Jam i lumtur dhe krenar që jam te Milani, është një emocion i jashtëzakonshëm. Është një ëndërr e realizuar”, këto janë fjalët e para të Pavlovic si kuqezi të folura në kanalet sociale të klubit. “Më kujtohet kur luaja në ‘San Siro’ dy vjet më parë, atmosfera ishte e pabesueshme. Mezi pres të luaj këtu, por këtë herë me tifozët që më kanë nxitur”, tha mbrojtësi.
CV-ja DHE KOSTO – I lindur në Shabac (Serbi) më 24 maj 2001, Strahinja u rrit në sektorin e të rinjve të Partizanit të Beogradit me të cilin debutoi në ekipin e parë në shkurt 2019 dhe në dy sezone me Partizanin realizoi gjithsej 57 paraqitje dhe 2 gola, duke fituar një Kupë të Serbisë. Midis 2020 dhe 2022 ai veshi fanellat e Monakos, Bryzhit dhe Bazelit përpara se të transferohej në Salcburg, me të cilin grumbulloi 71 paraqitje dhe 6 gola, duke fituar një Bundesligë austriake. Ai gjithashtu krenohet me 38 paraqitje dhe 4 gola me Serbinë, me të cilën ai debutoi më 3 shtator 2020. Pavloviç mbërrin në Milano për një shumë prej rreth 18 milionë euro plus disa bonuse. 23-vjeçari ka nënshkruar një kontratë 5-vjeçare me vlerë rreth 1.7 milionë euro në sezon. Duke llogaritur zhvlerësimin prej rreth 3.6 milionë euro dhe pagën bruto prej 3.06 milionë eurosh, kostoja vjetore e 23- vjeçarit në buxhetin kuqezi në 6.66 milionë euro. Një shifër padyshim në përputhje me politikën e kostove të limitura te “Djalli”.
PANORAMASPORT.AL