Aleks Pavloviç i është nënshtruar një operacioni në klavikul mëngjesin e sotëm. Pas ndërhyrjes mesfushori i Bajernit postoi në rrjetet sociale një fotografi nga “Murnau Açident Clinic”.
Sipas informacioneve të para mësohet se 20 vjeçari nuk do të kthehet në fushat e lojës përpara vitit të ri. Dëmtimi i tij është i vështirë për tu rikuperuar pasi mjekët kanë thënë se datat e sakta do të vendosen hap pas hapi.