Serxho Konseisao edhe dje konfirmoi prapavijën me tre lojtarë. Gabia, Tomori dhe Pavloviç duken të paprekshëm, sidomos serbi, që dje rrezikoi t’i dhuronte Venecias një penallti, për të cilën u fol shumë edhe pas ndeshjes.
Nga ana e tij, Pavloviç duket i qetë për skemën dhe gjithçka bën në fushë. “Në njëzet minutat e para shumë mirë, pastaj ata morën kontrollin e lojës. Në pjesën e dytë duhet të luanim si në fillim të së parës, megjithatë morëm një fitore shumë të rëndësishme.
Futbolli është një lojë me kontakte, por jam i bindur se nuk e teprova ndaj Jeboah aq shumë sa për të qenë penallti”, deklaroi mbrojtësi serb pas ndeshjes për rrjetin “DAZN”.
PANORAMASPORT.AL