• Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
Saturday, June 28, 2025
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball
No Result
View All Result
Gazeta Sportal
No Result
View All Result

Pedri tregohet modest: I kam idhuj, por unë nuk jam as Iniesta dhe as Çavi. “Topi i Artë” është larg për mua

01/04/2025
in Sport
Share on FacebookShare on Twitter

Barcelona likuidoi Gironën të dielën pasdite në derbin e Katalonjës 4-1.pedriPër të disatën herë në këtë sezon, tifozët blaugrana kënduan edhe një herë emrin e Pedri Gonzalez, sa herë që ai prekte topin, ç’ka tregon se mesfushori nga ishujt Kanarie ka fituar zemrën dhe admirimin e tifozëve. I intervistuar në “TV3”, mesfushori foli për formën e tij të mirë dhe ambicien e një skuadre që po lufton për La Ligën, Ligën e Kampioneve dhe Kupën e Mbretit, me një “finale” të mërkurën (21:30) në “Metropolitano” kundër Atletikos së Madridit në ndeshjen e kthimit në gjysmëfinale, teksa takimi i parë është mbyllur 4-4.

“Është fantastike të fitosh simpatinë e tifozëve, sepse tregon se po e bën mirë punën. Unë përpiqem të përqendrohem dhe të përmirësohem. Jam vetëm 22 vjeç dhe kam hapësirë për përmirësim. Në fakt, trajneri ma thotë këtë edhe në stërvitje. Çfarë mund të përmirësoj? Shumë gjëra…”, tha fillimisht Pedri.

Ai tregoi gjithashtu edhe revanshin e tij.

“Unë i kam përjetuar të gjitha situatat. Në fillim ishin të gjitha lavdërimet, më pas erdhën kritikat dhe tani lavdërimet janë rikthyer. Tashmë i kam përjetuar të dyja anët e medaljes. Ka nga ata që thonë se jam prej xhami, se dëmtohem shpesh… Kur të kritikojnë kaq shumë, ti dëshiron të japësh më shumë nga vetja dhe të mbyllësh gojën”, shtoi Pedri.

Mesfushori i Barcelonës tregoi modesti kur foli për modelet e tij dhe “Topin e Artë”.

“Është e mrekullueshme të krahasohesh me Çavin dhe Iniestën, të cilët ishin ata që i doja kur isha i vogël, së bashku me Serxhio Buskets. Por ata janë lojtarë që shënuan një epokë, që fituan shumë tituj. Unë unë kam ende një rrugë të gjatë për të bërë një gjë të tillë. Sa për ‘Topin e Artë’, mund të them se disa përjashtime si Rodri, zakonisht ky trofe fitohet nga lojtarët që kanë statistika të mira për të shënuar. Ndoshta do t’i shkonte më shumë lojtarëve si Lamin Jamal ose Rafinja, pasi ata kanë shifra të mira. Unë do të isha i lumtur nëse fitojmë trofe me ekipin”, tha Pedri.

PANORAMASPORT.AL

Next Post

Miliona për të tërë në Madrid

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.

No Result
View All Result
  • Lajmet e fundit
  • Sport
  • Euro 2024
  • Futboll Bota
  • Moto GP
  • Formula 1
  • Basketball

© 2023 Gazeta Sportal - Lajmet e fundit sportive nga vendi dhe bota.